10 thënie të Bob Marley-t që do t’jua përmirësojnë ditën

10 thënie të Bob Marley-t që do t’jua përmirësojnë ditën

Të gjithë e njohim Bob Marley-n, ndërkaq fjalët dhe muzika e tij do të jetojnë përgjithmonë.

Këngët e tij kanë qenë të mbushura me tekste domethënëse të cilat na inkurajojnë të gjejmë një qëllim më të lartë në jetën tonë.

Marley shpeshherë e ka kundërshtuar varshmërinë për t’i ndjekur paratë dhe për të mbledhur vetëm gjëra materiale.

Ai ka besuar se ka gjëra më të rëndësishme në jetë sesa konsumimi perëndimor.

Më poshtë i keni disa thënie nga ai të cilat do t’jua ndreqin ditën dhe do t’ju inspirojnë.

– “E vërteta është se çdo njeri do t’ju lëndojë; ju thjesht duhet ta gjeni personin për të cilin ia vlen të vuani”

– “Madhështia e njeriut nuk qëndron në atë se sa pasuri ka, por në integritetin dhe aftësinë për të ndikuar pozitivisht te njerëzit rreth tij”

– “Disa njerëz e ndjejnë shiun, tjerët vetëm lagen”

– “Hapi sytë, shiko brenda teje. A je i/e kënaqur me jetën që je duke e jetuar?”

– “Askush përveç vetës sonë nuk mund të na lirojë mendjen”

– “Çdo njeri e ka të drejtën ta caktojë fatin e vet’

– “Njeriu është univers brenda vetvetes”

– “Asnjëherë nuk e dini sa të fortë jeni derisa të qenit të fortë është zgjedhja juaj e vetme”

– “Ditën që ndaloni së garuari është dita kur e fitoni garën”.

– “Një gjë e mirë rreth muzikës është se kur ju godet, ju nuk ndjeni dhimbje”.