Shorti i Kupës së Mbretit, Barcelona ndeshet me Sevillan

Shorti i Kupës së Mbretit, Barcelona ndeshet me Sevillan

Janë mësuar çiftet çerekfinale në këtë edicion të Kupës së Mbretit.

Pasi u konfirmua se Barcelona nuk do të përjashtohet nga Kupa e Mbretit edhe pas ankesës zyrtare nga Levante, e cila e kërkonte një gjë të tillë në lidhje me inkuadrimin në lojë të lojtarit Chumi në ndeshjen e parë, Federata Spanjolle e Futbollit e ka cilësuar si të rregullt, është hedhur shorti për tetë skuadrat e mbetura.

Kësisoj fituesi i këtij kompeticioni vitin e shkuar Barcelona, do të ballafaqohet me Sevillan, me ndeshjen e parë që do të luhet në Andaluzi. Real Madridi ka qenë me fat pasi përballë do të ketë Gironan, skuadër e cila ka eliminuar Atletico Madridin.

Në dy çiftet tjera do të ballafaqohen, Getafe-Valencia dhe Espanyol-Betis.