Real Madrid afër transferimit të yllit nga Porto

Real Madrid afër transferimit të yllit nga Porto

Real Madrid është afër që të kryej transferimin e radhës në afatin kalimtar dimëror.

“Los Blancos” janë afër marrëveshjes me qendër mbrojtësin e Porto, Eder Militao, shkruan “Marca”.

20 vjeçari nuk do t’i bashkohet Realit deri në verën e ardhshme, por thuhet se ai ka impresionuar skautët  spanjoll, të cilët e kanë përcjellë atë në disa prej ndeshjeve të fundit.

Porto më herët kanë deklaruar se nuk do të pranojnë asnjë ofertë nën 50 milionë euro për lojtarin.

Mbetet të shihet nëse Real Madrid do ta kryej edhe këtë obligim ndaj kampionëve të shumëfishtë të Portugalisë dhe ta transferojnë qendër mbrojtësin premtues.