Trump dhe Kim Jong Un do të takohen përsëri në shkurt

Trump dhe Kim Jong Un do të takohen përsëri në shkurt

Presidenti Donald Trump dhe diktatori i Koresë Veriore, Kim Jong Un do të takohen përsëri në fund të muajit shkurt. 

Kështu ka lajmëruar Shtëpia e Bardhë, duke shtuar tutje se lokacioni dhe data do të bëhen publike në ditët në vijim, transmeton Indeksonline. 

Ky do të jetë takimi i dytë pas atij në Singapor, ku u morë vendim që të lirohen tre amerikanë të burgosur. 

Korea e Veriut po ashtu ka forcuar lidhjet me Kinën, ku dy liderët e këtyre shteteve janë takuar disa herë  brenda një kohe të shkurtër.