Haradinaj paralajmëron masa për tenderin e shpallur nga AQP-ja

Haradinaj paralajmëron masa për tenderin e shpallur nga AQP-ja

Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar pasi u raportua në media për tenderin publik të Agjencisë Qendrore të Prokurorimit për blerjen e produkteve serbe.

I pari i ekzekutivit ka thënë se shpallja e këtij tenderi është në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe se pas identifikimit të personave përgjegjës do të fillohet procedura disiplinore dhe penale.

“Sot, në media jam njoftuar për tenderin e shpallur nga AQP, e që mund të jetë në kundërshtim me ligjet e prokurimit publik. Tashmë kemi kontaktuar institucionet përgjegjëse dhe jemi në pritje të qartësimit të problemit dhe identifikimit të personave përgjegjës, ndaj të cilëve menjëherë do të fillohet procedura në përputhje me ligjet në fuqi”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Përmes 23.5 milionë eurove, Agjencia Qendrore e Prokurimit kërkon të blejë prodhime të Serbisë për t’i furnizuar disa institucione, përkundër që Qeveria ka vendosur taksën doganore prej 100% mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. 


MË SHUME NGA Aktuale