Roma mposht Torinon, ia merr vendin e katërt Lazios

Roma mposht Torinon, ia merr vendin e katërt Lazios

Roma e nisi me një fitore 3-2 ndaj Torinos fazën e dytë të Serisë pikërisht në sfidën që çelte javën e 20-të të kampionatit italian.

Në fakt, verdhekuqtë rrezikuan shumë pasi u barazuan 2-2 në pjesën e dytë, teksa u ishin drejtuar dhomave të zhveshjes në epërsi të dyfishtë. Për vendasit realizuan fillimisht talenti Zaniolo dhe Kolarov me 11-metërsh, ndërsa barazuan në Rincon dhe Ansaldi.

Gjithsesi, Stephan El Shaaraëyi, i aktivizuar që në minutën e 6-të në vend të të dëmtuarit Cengiz Under, i dha tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës së drejtuar nga Eusebio Di Francesco, që me këtë trepikësh parakalon Lazion e ngjitet në zonën Champions.