Milot Rashica ia siguron tri pikë Werderit

Milot Rashica ia siguron tri pikë Werderit

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, e ka nisur me gol pjesën e dytë të edicionit në Bundesligë.

Rashica shënoi golin e vetëm të ndeshjes në fitoren e Werderit si mysafir kundër Hannoverit. 

Rashica realizoi në minutë e 32-të e ndeshjes, kur përfitoi nga një top i dëbuar nga portieri vendas për ta dërguar më pas në rrjetë pa ndonjë vështirësi.

Për Rashicën kjo ishte ndeshja e katërt që e nisi ndeshjen si titullar në 18 xhiro, derisa ky ishte goli i dytë në këtë edicion. Pas kësaj fitoreje Werder Bremen renditet në pozitën e tetë, me 25 pikë.