Damask:Media shtetërore siriane raporton për një shpërthim

Damask:Media shtetërore siriane raporton për një shpërthim

Televizioni shtetëror sirian ka raportuar se një shpërthim ka ndodhur në kryeqytetin Damask. Ende nuk ka njoftim se a ka viktima nga shpërthimi që ndodhi sot në lagjen Qazaz.

Televizioni shtetëror sirian raportoi se ky shpërthim duket se është “akt terrorist”.

Rrugët përreth vendit ku ndodhi shpërthimi janë mbyllur.

Pavarësisht luftës civile që po vazhdon në Siri, ka pasur disa incidente në kryeqytetin sirian, që prej se forcat qeveritare vitin e kaluar rimorën nën kontroll zonat në periferi të tij, që kontrolloheshin nga rebelët.