Trump ofron mbrojtje të zgjeruar të migrantëve në këmbim për murin

Trump ofron mbrojtje të zgjeruar të migrantëve në këmbim për murin

Trump tha se plani i ri përfshin lehtësime ligjore në tre vitet e ardhëshme për përdoruesit e programit DACA dhe zgjerimin e mbrojtjes së përkohshme për grupet e tjera të migrantëve

Presidenti amerikan Donald Trump u ofroi demokratëve të shtunën një zgjerim të mbrojtjes ligjore për disa grupe të caktuara migrantësh, në këmbim të mbështetjes së tyre pr të miratuar ndërtimin e murit 5,7 miliardë dollarësh përgjatë kufirit me Meksikën, raporton AA.

Në një adresim kombit nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se plani i ri përfshin lehtësime ligjore në tre vitet e ardhëshme për përdoruesit e programit Deferred Action for Childhood Arrivals (DACA) dhe zgjerimin e mbrojtjes së përkohshme për grupet e tjera të migrantëve.

Në fjalimin e tij, Trump tha se e plani i ri, i cili përfshin 1.6 miliardë dollarë për financimin e teknologjive për zbulimin e drogës dhe mjeteve të tjera për ndihmë humanitare, do t'i dorëzohet javën e ardhshme për votim nga ana kreut të republikanëve në Senat, Mitch McConnell.

Megjithatë, gjasat janë të vogla që kjo të joshë demokratët të cilët vazhdojnë të rezistojnë çdo financim të murit, të cilin Trump thotë se do ta paguajë Meksika.

Para debatit formal, presidentja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, hodhi poshtë ofertën e Trumpit, për të cilën tha se është "përmbledhje e disa nismave të refuzuara, nga të cilat të gjitha janë të papranuara pasi nuk përfaqësojnë përpjekjet e vërteta për rikthimin e sigurisë në jetët e njerëzve".

Trump dhe McConnell kanë punuar për gjetjen e një propozimi i cili do të zhbllokonte punën e qeverisë.