Për tri ditë, në Emergjencë u trajtuan 565 raste

Për tri ditë, në Emergjencë u trajtuan 565 raste

565 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë 3 ditëve në Klinikën Emergjentë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas raporteve të punës, gjatë kësaj periudhe, 86 pacientë janë trajtuar në dhomën e reanimimit, gjersa kishte 110 raste kirurgjike, 179 raste internistike dhe 159 raste ishin në dhomën e ortopedisë.

Si pasojë e aksidenteve në trafik, 16 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Me udhëzim të mjekëve, në reparte të ndryshme të QKUK-së, janë shtrirë 66 pacientë për ta vazhduar trajtimin.


MË SHUME NGA Shëndetësi