Brishtësia

Brishtësia

Kënga “Fragile” (Brishtësia) e këngëtarit britanik Gordon Sumner, i njohur me emrin artistik Sting, nga albumi “Nothing like the sun” (Asgjë sikur dielli) i vitit 1987. Përktheu: Besnik Hamiti

BRISHTËSIA

Po rrodhi gjaku kur mishi e çeliku bëhen një

Duke u tharë në ngjyrën e diellit të mbrëmjes

Shiu i nesërm njollat do t’i shpërlajë

Por diçka në mendjet tona do të mbesë përherë

Mbase ky akt përfundimtar është menduar

Çështjen jetësore për ta vërtetuar

Se nga dhuna asgjë nuk del as s’mund të dalë

Për gjithë të lindurit nën shenjën e yllit zemërak

Mos të harrojmë sa të brishtë jemi të gjithë

 

Pajada shiu do të bjerë

Si lotët nga një yll, si lotët nga një yll

Pajada shiu do të thotë

Sa të brishtë jemi, sa të brishtë jemi

 

Pajada shiu do të bjerë

Si lotët nga një yll, si lotët nga një yll

Pajada shiu do të thotë

Sa të brishtë jemi, sa të brishtë jemi