Eksportet bujqësore shënojnë rekord, rritje me 2.4 miliardë lekë

Eksportet bujqësore shënojnë rekord, rritje me 2.4 miliardë lekë

Prodhimet bujqësore kryesojnë në totalin e prodhimeve shqiptare që eksportohen në tregjet e huaja.

Shqipëria ka eksportuar rreth 32.8 miliardë lekë produkte bujqësore gjatë vitit 2018, me një rritje prej rreth 2.4 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë, duke konfirmuar rritjen pozitive të këtij treguesi nga viti në vit.

Dikasteri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural publikoi të dhënat që tregojnë se prodhimet e freskëta bujqësore dominojnë eksportet shqiptare me rreth 14.3 miliardë lekë, me një rritje prej 700 milionë lekë, krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë që në vendin e dytë renditet agroindustria, me një total eksportesh që ka arritur në vlerën e 13.4 miliardë lekëve. Pasuar nga sektori i peshkimit, ku janë eksportuar rreth 5,2 miliardë lekë produkte dhe më pas blegtoria.