Chris Brown arrestohet në Paris

Chris Brown arrestohet në Paris

Chris Brown është arrestuar në Paris, me dyshimin për përdhunim.

Një grua 24-vjeçare pohon se ylli e sulmoi atë në një hotel në qytet javë më parë, thotë policia franceze.

Ajo njoftohet se i tha policisë se çifti u takua në një klub nate në kryeqytetin francez, pranë Champs-Elysees, përpara se të ktheheshin në hotel.

Këngëtari 29-vjeçar ende nuk ka komentuar pretendimet e vajzës së re, por se policia franceze po heton ankesën e gruas.

Dy burra të tjerë, të identifikuar nga mediat franceze si truproja e Brownit dhe një mik, gjithashtu janë arrestuar.

Ky nuk është takimi i parë i këngëtarit me ligjin – ai ka një numër të dënimeve të mëparshme për dhunën.