BE gjobit MasterCard me 570 milionë euro

BE gjobit MasterCard me 570 milionë euro

Hetimi zbuloi se MasterCard shkeli të ashtuquajturat rregulla anti-monopole të Bashkimit Evropian (BE), për çka Komisioni Evropian shqiptoi një gjobë në shumë prej 570 milion euro.

Komisioni Evropian ka shqiptuar gjobë për MasterCard në vlerë prej 570 milionë euro.

Në njoftimin e Komisionit Evropian theksohet se ka përfunduar hetimi i cili u nis në vitin 2013 lidhur me kufizimin e pagesës tejkufitare të vendosura nga MasterCard tek tregtarët.

"MasterCard, duke shkelur rregullat, bllokoi qasjen e tregtarëve në bankat që ofrojnë kushte më të mira në vendet e tjera anëtare të BE-së dhe në mënyrë artificiale rriti shpenzimet e pagesës me kartelë. Kjo ka shkaktuar dëme të blerësve dhe tregtarëve në BE ", tha Margatheta Vestager, anëtare e Komisionit Evropian përgjegjëse për çështjet konkurruese./aa/