Thënie për dashurinë, jetën dhe paqen nga John Lennon

Thënie për dashurinë, jetën dhe paqen nga John Lennon

Përveç se kishte krijuar një sasi të jashtëzakonshme të këngëve ikonike, John Lennon ka qenë i aftë edhe t’i inspirojë dhe argëtojë miliona njerëz me vetëm një fjali të thënë.

Shpeshherë ai ka qenë i thellë, ndonjëherë budalla; ndonjëherë elokuent, ndonjëherë monosilabik – kur ishte pyetur se çfarë i jep më së shumti përshtypje Amerika, njeriu me disa prej teksteve më të bukura ishte përgjigjur, “Buka”.

Më poshtë i keni disa prej thënieve të tij më të mahnitshme – shijoni!

– “Çdo gjë do të jetë në rregull në fund. Nëse nuk është në rregull, atëherë nuk është fundi”

– “Jeta është ajo çfarë ndodh kur jeni të zënë duke bërë plane tjera”

– “Nuk keni nevojë për askënd t’ju thotë se kush ose çfarë jeni. Ju jeni ajo çfarë jeni”

– “Krejt çfarë ju duhet është dashuria”

– “Ne nuk mund ta ndihmojmë secilin person, por secili person mund ta ndihmojë dikë”

– “Lumturia është brenda teje jo te një person tjetër”

– “Paqja nuk është diçka që e dëshironi; Është diçka që e krijoni, diçka që e bëni, diçka çfarë jeni, dhe diçka që e dhuroni”

– “Gabimi është vetëm një veprim i gabuar; bëhet gabim kur dështoni ta korrigjoni atë”

– “Çfarë duhet të bëjmë është ta mbajmë shpresën gjallë. Sepse pa të fundosemi”

– “Është e pamundur ta kënaqni çdo person – nëse e bëni këtë, ju do të përfundonit në një mes ku askujt nuk i pëlqeni. Ju duhet ta merrni vendimin se cili mendoni është veprimi më i mirë, dhe duhet ta bëni atë”

– “Imagjinoji të gjithë njerëzit duke jetuar në paqe. Mund të thoni se jam ëndërrimtar, por unë nuk jam i vetmi. Shpresoj se një ditë do të na u bashkohesh dhe bota të jetë si një”

– “Çdo gjë është më e qartë kur jeni në dashuri”.

– “Si zakonisht, ekziston një grua e mahnitshme prapa çdo idioti”

– “Një ëndërr që e ëndërroni vetëm është vetëm ëndërr. Një ëndërr që e ëndërroni së bashku është realitet”

– “Arti është vetëm mënyrë për shprehjen e dhimbjes”.