VIDEO- Shkenca zhvillohet përmes polemikave

VIDEO- Shkenca zhvillohet përmes polemikave

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Enver Hasani ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, së fundi ka publikuar librin “E drejta kushtetuese”.

“Ky është një libër dhe një studim kritik mbi një libër të shkruar nga Bajrami dhe Muqaj, libri është një libër që iu dedikohet studiuesve dhe të gjitha të ardhurat nga shitja u dedikohen të verbërve të Kosovës”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij ky libër paraqet një kritikë shkencore mbi librin “E drejta kushtetuese” , të autorëve Arsim Bajrami dhe Florent Muçaj.

“Ky libër dallon nga ata dy kolegët. Shkenca është zhvilluar përmes polemikave, ajo çka dallon është për çdo kapituj. Narrativi im është origjinal. Libri im ndjek një strukturë e ideve. Duhet të dihen sistemet perëndimore për të njohur e drejtën kushtetuese”, tha ai.

Ndryshe Hasani është autor i shumë librave dhe shkrimeve të botuar në vend dhe jashtë.

 

Autor: RTKlive