Bugajski: Kosova të bëj kujdes në dialog, ndryshe mund të mashtrohet

Bugajski: Kosova të bëj kujdes në dialog, ndryshe mund të mashtrohet

Analisti i njohur Janusz Bugajski mendon se Kosova duhet të jetë jashtëzakonisht e kujdesshme gjatë procesit të dialogimit, ndryshe ajo do të mund të mashtrohet.

Në emisonin "55 minuta" te RTK 3, Bugajski ka theksuar se mungesa e konsensusit për çështjet jetike si dialogu në spektrin politik të Kosovës mund ta e dëmtojë procesin, por edhe të ardhmen e saj. 

I pyetur nga gazetarja Evliana Berani se a ekziston ndonjë dokument ku përmendet ndarja, copëzimi i Kosovës apo shkëmbimi i territoreve me Serbinë, Bugajski theksoi se nuk është në dijeni se ndonjë dokument i tillë ekziston.

"Kujtoj se tani kur dialogu intensifikohet do të dijmë më shumë për këtë proces. Sdiqoftë, procesi I negociatave duhet të jetë maksimalisht transparent, kurse qytetarët e Kosovës duhet të jenë më këmbëngulës për këtë transparencë" , deklaroi mes tjerash Bugajski.

I pyetur se a ofron garanca se Kosova mund të fitojë ulëse në OKB nëse arrihet një marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit, dhe nëse për zbatimin e marrëveshjes së tillë ofrojnë garanci SHBA-ja dhe BE-ja, Bugajski u shpreh skeptik.

"Nuk e di si mund të ndodhë kjo. E dijmë se aty është Rusia dhe Kina", tha Bugajski.

Ai shtoi se SHBA -të duhet të përfshihet më shumë në proceset për dhe rreth Kosovës, por këtë mund ta bëjë atehërë kur marrëveshja është afër.

Bugajski sqaroi se SHBA nuk e ka ndryshuar qëndrimin për objektivin primar në raport me Prishtinën, atë se Kosova duhet të jetë shtet stabil.

"Ky është objektiv i SHBA-së. Ajo çka ka ndryshuar është vetëm strategjia për të arritur stabilitetin  afatgjatë", vuri në dukje analisti i CEPA-së, Janusz Bugajski.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë një zgjidhje afatgjate për Kosovën.

"Kosova duhet të jetë pjesë e organizmave ndërkombëtarë, por ajo duhet të jetë e vëmendshme sepse çdo tentim për ndarje të territorit apo ndryshimit të kufijve në Ballka, do të mund të përdoret nga Rusia për interesa të saj, e jo për interesat e rajonit. 

Ai ka shpalosur se është në dijeni për divergjencat mes Presidentit të Kosovës dhe kryeministrit të saj, siç është në dijeni për divergjencat mes koalicionit qeverisës dhe një pjese të opozitës në raport me skenaret e mundshme që mund të rezultojnë nga marrëveshja eventuale mes Kosovës e Serbisë.

"Mungesa e konsensusit për çështje kaq të rëndësishme, siç janë kufijt, mund të dëmtojnë jo vetëm procesin e dialogut por edhe të ardhmen e saj", ka nënvizuar Bugajski.

Viti 2019 është qenësor që këtu të vendoset një stabilitet i qëndrueshëm dhe afatgjatë. 

Sa i përket zhvillimeve tjera, Bugajski vuri në dukje se gjatë 30 viteve prej kur ishte prezent në Ballkan, ai ka vërejtur se Kosova ka shënuar progres të dukshëm. Por, siç ka shtuar, ka edhe probleme.

"Ju mbase i quani krim ose korrupsion, unë i quaj përzierje të politikës me biznesin, tha Bugajski.