Autorja angleze EL James, me libër të ri

Autorja angleze EL James, me libër të ri

Autorja e Fifty Shades Of Grey, EL James, ka bërë të ditur se libri i saj më i ri do të jetë “The Mister, a Cinderella story for the 21st Century”. 

Libri shpjegon historinë e aristokratit të ri dhe të privilegjuarit anglez, Maxim Trevelyan dhe misteriozes, talentes dhe bukuroshes, Alessia Demachi.  

Është romani i saj më i ri që nga trilogjia e saj erotike “Fifty Shades”, që kishte shitje globale prej më shumë se 150 milionë kopjesh, transmeton albinfo.ch.  

Librat, më pas, u shndërruan në filma me protagonistë Dakota Johnson dhe Jamie Dornan. Filmat fituan më shumë se një miliard dollarë në arkat filmike.  “Fifty Shades of Grey”, botuar fillimisht në vitin 2011, tregon historinë e marrëdhënies së zymtë mes Christian Grey dhe studentit të letërsisë, Anastasia Steele.