Recetë, vezë të mbushura me djathë dhe speca

Recetë, vezë të mbushura me djathë dhe speca

Me pak djathë, speca të pjekur dhe erëza do të shijoni vezët më të mira të jetës suaj. E kemi fjalën për vezët e mbushura, të cilat do ja shtojnë lezetin tryezës.

Përbërësit:

6 vezë (Aiba)

100 gr djathë i bardhë

2 speca gogozhare (të pjekur në vaj)

majdanoz

kripë

piper i bardhë

vaj ulliri

Përgatitja

1. Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni për të zierë vezët. Në përfundim i qëroni dhe ndani të verdhën veç, pa e dëmtuar pjesën e bardhë të vezës.

2.Me ndihmën e një piruni shtypni të imët të verdhat e vezëve, në një tas. I shtoni djathin, specat, majdanozin dhe kripën. I përzieni mirë.

3. Shtoni pak piper të bardhë dhe vaj ulliri. Mbushni të bardhat e vezëve me masën që sapo përgatitët.

4.I vendosni me kujdes në një pjatë dhe çfarë prisni? Është koha për t’i shijuar!