Apple planifikon të krijojë kufje me mbajtëse

Apple planifikon të krijojë kufje me mbajtëse

Apple planifikon të krijojë versionin e vet, të kufjeve me mbajtëse mbi kokë dhe pa tela.

Burime të afërta me kompaninë me bazë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, planifikon të lansojë këtë audio aksesor, brenda këtij viti,

Vendimi vjen pas suksesit të pakrahasueshëm të AirPod, që është produkti më i shitur i kompanisë. Kjo vjen vetëm pesë vjet, pasi Apple e bleu Dr. Dre’s Betas Eletronics për tre miliardë dollarë, gjatë vitit 2014.

Gjatë një raporti të mëhershëm në Bloomberg, ishte thënë se Apple është duke negociuar me kompaninë Tymphany për të prodhuar këto kufje, por nuk ishte dhënë asnjë konfirmim.

Madje, ishte thënë se do të lansohej gjatë vitit 2018, por më pas është arsyetuar se gjithçka po vonohet si pasojë e disa pengesave në zhvillim. Megjithëse ia janë drejtuar pyetjet, zëdhënës nga Apple nuk kanë kthyer asnjë përgjigje lidhur më pretendimet për kufjet e reja.

Së fundmi, është thënë se Apple është duke punuar që në gjysmën e parë të këtij vitit të lansoje AirPod 2.