Pasuesi i aeroplanit më të shpejtë në botë

Pasuesi i aeroplanit më të shpejtë në botë

Avioni SR-71 Blackbird i kompanisë Lockheed Martin, edhe pse u hoq nga qarkullimi për shkak të kostos së lartë të mirëmbajtjes, vazhdon të jetë avioni më i shpejtë në botë, pasi ka fluturuar tri herë më shpejt se shpejtësia e zërit.

Madje, ditën e fundit në shërbim, pilotët bënë disa fluturime të fundit në të cilat vendosën katër rekorde të reja për sa i përket shpejtësisë.

Por kompania amerikane nuk do të ndalojë me aq.

Ata kanë njoftuar se janë duke punuar për SR-72, avionin e radhës supersonik që mendohet se do të arrijë Mach 6, ose gjashtë herë më shpejt se zëri.