Tavë me patate e mish pule

Tavë me patate e mish pule

Një drekë e përsosur e bërë me përbërës që tashmë i kemi në shtëpi.

Përbërësit:

500 gr file pule

3, 4 patate

200 gr majonez

1 lugë e vogël mustardë

50 gr djath kackavall

kripë dhe piper i zi.

Udhëzimet:

Filetë e pulës pritini në thela 1-centimetërshe dhe rrahini lehtë me çekan kuzhine.

Radhitini ngjeshur me njëra-tjetrën në fund të tavës dhe spërkatini me kripë e piper sipas dëshirës.

Patatet qërojini dhe pritini në rrathë të hollë, shtojuni kropë e piper dhe përziejini mirë.

Thelat e patateve renditini mbi mishin në tavë.

Majonezën bëjeni bashkë me mustardën dhe këtë masë hidheni në mënyrë të barabartë sipër patateve. Më pas hidhni edhe kaçkavallin e grirë në rende.

Tavën mbulojeni me folie alumini dhe vendoseni në furrën e parangrohur në 180 gradë që të piqet për afro 60 minuta.

Pas kësaj periudhe, largojeni folien dhe vazhdojeni pjekjen edhe për pak kohë, derisa tava të marr një ngjyrë të bukur.