Receta për Choko kek

Receta për Choko kek

Kur bëhet fjalë për çokollatë, gjithmonë themi “Po”!

Përbërësit:

150 gr cokollatë e shkrirë

100 gr sheqer

200 gr gjalpë

4 të kuq të vesë

4 të bardhë të vesë

1 pluhur pjekurinash

4-5 lugë miell

lëngu i 2 shegave

Për kremin:

200 gr çokollatë e zezë

500 ml ajkë e ëmbël.

Udhëzimet:

Ndani të bardhët nga të kuqtë e vezëve.

Të kuqtë e vezëve miksojini me sheqer dhe shtojuni ngadalë edhe gjalpën, miellin, pluhurin për pjekurina, lëngun e shegës dhe çokollatën e shkrirë.

Në fund shtoni të bardhët e rrahur të vezëve.

Masën e fituar zbrazeni në një tavë më të madhe dhe piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për afro gjysmë ore.

Njëkohësisht përgatiteni kremin duke zier bashkë ajkën e ëmbël me çokollatë, derisa të shkrihet kjo e fundit.

Kremin e fituar hidheni mbi tortën e ftohur.

Dekorojeni me fara shege dhe shoqërojeni akullore me shije vaniljeje.