Refugjati që shkroi libër nga burgu, fiton çmimin e lartë të letërsisë

Refugjati që shkroi libër nga burgu, fiton çmimin e lartë të letërsisë

Një azilkërkues dhe gazetar i cili po mbahet si i burgosur për vite me radhë në një ishull të Australisë, ka fituar çmimin më të lartë letrarë.

Behrouz Boochani ka shkruar librin e titulluar ‘Pa Shokë Përveç Maleve’ (No Friend But the Mountains), duke përdorur aplikacionin WhatsApp brenda burgut.

Ai ka fituar ‘Çmimin Victorian për Letërsi 2019’, me vlerë prej 87 mijë eurosh, shkruan BBC.