“Prizreni, qyteti i burimeve dhe bukurisë”, dokumentar i vitit 1972

“Prizreni, qyteti i burimeve dhe bukurisë”, dokumentar i vitit 1972

Fondacioni “Lumbardhi” lansoi në internet dokumentarin “ Prizreni, Qyteti i Burimeve dhe Bukurisë” të prodhuar në vitin 1972.

Dokumentari i prodhuar nga Zastava Film me regji nga Zvonimir Saksidës, paraqet historinë, traditat dhe bukuritë e Prizrenit, me qëllim të promovimit të potencialit turistik të qytetit.

I gjetur në arkivin e Kino “Lumbardhit”, për herë të parë u shfaq në ekspozitën “Përnjëherë e mjegullt dhe e pashmangshme: Modernitetet 1945-1989”, në kuadër të projektit “Prizren Urban Memoryscapes” – mes Fondacionit “Lumbardhi” dhe Iniciativës për Histori Gojore.

Restaurimi dhe digjitalizimi u realizua nga Instituti Nacional Audio-Vizuel i Francës – INA dhe Ambasada franceze.