Presidenti amerikan që nuk guxonte t’i ndizte dritat

Presidenti amerikan që nuk guxonte t’i ndizte dritat

Më 3 shkurt të vitit 1889 në Washington përfundoi instalimi i dritave në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, thuhet se presidenti i asaj kohe, Benjamin Harrison dhe familja e tij nuk i preknin me dorë çelësat për të ndezur dhe fikur dritat, nga frika e korentit.

Në atë kohë energjia elektrike ishte diçka e re. Kështu, punonjësit e Shtëpisë së Bardhë, para se të shkonin në shtëpi, çdo mbrëmje i fiknin dritat dhe i ndiznin ato kur vinin për të punuar në mëngjes.

Gjatë natës, Familja e Parë e Shteteve të Bashkuara vazhdonte të përdorte qirinj, gaz natyror dhe fenerë, të cilat ishin përdorur para elektrifikimit të Shtëpisë së Bardhë.