McLaren më i shpejtë në botë, arrin shpejtësinë 100 km/h për 2 sekonda

McLaren më i shpejtë në botë, arrin shpejtësinë 100 km/h për 2 sekonda

Një McLaren i modifikuar i tipit 720S arriti të kalojë 402 metra në vetëm 9.18 sekonda.

Me 710 kuaj fuqi dhe 875 kg/m çift rrotullues, McLaren 720S është përtej potencialit të një modeli të zakonshëm.

Në një video të re të ngarkuar në platformën Youtube, nga kanali ‘Dragtimes’, modeli i modifikuar McLaren 720S arriti të kapë 100 km/h në një ndalesë në vetëm 2.04 sekonda.

Falë ndryshimeve të reja, ai mbuloi 400 metra për 9,18 sekonda në një mesatare prej 256 km/h, duke vendosur një rekord të ri, përkatësisht duke u bërë McLaren-i më i shpejtë në botë.

E megjithatë, ekipi në DragTimes mendon se ka ende vend për përmirësim pasi makina nuk ka arritur plotësisht modelin final.