Zbulohen varret e 50 mumieve 2.400 vite të lashta në Egjipt

Zbulohen varret e 50 mumieve 2.400 vite të lashta në Egjipt

Mbetjet e mumifikuara prej 50 personash, përfshirë një duzinë fëmijësh, janë zbuluar në një varr të lashtë në Egjipt.

Arkeologët gjetën varret – që datojnë 400 vjet përpara lindjes së Krishtit – 340 km në jug të kryeqytetit egjiptian, Kajro.

Varri në zonën arkeologjike të Tuna El-Galebit përmban 50 mumie – 12 prej të cilëve janë fëmijë, transmeton lajmi.net.

Identitetet e tyre mbeten ende të panjohura, por ekspertët besojnë se ata vinin nga një familje prestigjioze.

Besohet se mumiet janë eshtrat e një familjeje të klasës së mesme që jetonte gjatë periudhës së Ptolemeut, në fillim të Romës ose Bizantin, rreth 2,400 vite më parë.