VIDEO- “Flija”, një libër me vlerë për “kulturën buknore” shqiptare

VIDEO- “Flija”, një libër me vlerë për “kulturën buknore” shqiptare

Kohë më parë studiuesi Arsim Canolli, ka botuar librin “Flija”, i cilësuar si një prej studimeve më me rëndësi për “kulturën buknore” shqiptare.

Antropologu Canolli, në emisionin  në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK, tha se përmes këtij libri ai synon të paraqesë dimensione të ndryshme sociale e kulturore, të cilat manifestohen në prodhimin dhe konsumimin e flisë, një gatesë tradicionale e Kosovës dhe e shqiptarëve në përgjithësi.

Nëpërmes të librit për “Flija”, sipas autorit del në pah mikpritja shqiptare, tradita, roli i saj në turizëm. Libri, thotë ai paraqet jetën kulturën, traditën e shqiptarëve.

Antropolog Canolli, ka studiuar për mase 10 vite për “kulturën buknore”, kurse në katër vitet e fundit për flija. Libri tani më është në shitje si dhe në biblioteka.