Nisma në Deçan: Komuna mos të dorëzohet karshi Manastirit të Deçanit

Nisma në Deçan: Komuna mos të dorëzohet karshi Manastirit të Deçanit

Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, shprehet e shqetësuar me lëvizjet e fundit rreth asfaltimit të rrugës Deçan-Planë, dhe tentimin e pengimit nga ana e Manastirit të Deçanit.

Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, nëpërmejt një komunikate ka kërkuar nga Këshilli Menaxhues i Zonës së Veçantë të Manastirit të Deçanit, që nesër në mbledhjen e tyre, të marrin vendim të drejtë dhe të mos pengojnë ndërtim e kësaj rrugë, kur dihet së ky këshill nuk ka penguar kohë me parë ndërtimin e Hidrocentraleve në kuadër të Zonës së Veçantë të Manastirit të Deçanit.

“Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, kërkon nga kryetari i Komunës së Deçanit dhe Komuna e Deçanit që assesi të mos pranojnë kompromis rreth asfaltimit të rrugës e  cila kalon përmes Zonën e Veçantë e cila shkon për në Plavë, mos të lëshoj pe dhe të pranojë ndonjë devijim të trasesë së kësaj rruge e cila kalon përgjatë Zonës së Veçantë të Manastirit të Deçanit. Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, po ashtu kërkon nga ana e drejtuese të Manastirit të Deçanit, që të mos pengojnë asfaltimin e rrugës e cila kalon përmes Zonën e Veçantë”, thuhet në komunikatën e Nismës.