ISHP jep alarmin: 51 të prekur nga fruthi në 1 muaj, vaksinohuni

ISHP jep alarmin: 51 të prekur nga fruthi në 1 muaj, vaksinohuni

Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje që të vazhdojë vaksinimi i fëmijëve sipas grupmoshave 1 dhe 5 vjeçare.

Instituti i Shëndetit Publik jep alarmin për fruthin. Bëhet me dije se që nga data 1 janar deri në 5 shkurt janë prekur 51 persona nga fruthi.

Grupmosha më e prekur është nën 2 vjeç dhe rastet më të mëdha janë konfirmuar në Tiranë.

Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje që të vazhdojë vaksinimi i fëmijëve sipas grupmoshave 1 dhe 5 vjeçare, transmeton “Balkan Web”.

“Instituti i Shëndetit Publik ju bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit dhe udhëzimeve të ISHP-së për grupet që janë më të rrezikuara. Jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit apo nuk kanë marrë dy doza të vaksinës, duhet të vaksinohen. Vaksinimi ndaj fruthit është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin dhe komplikacionet që vijnë prej tij. Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më i rëndësishëm vaksinimi, për të parandaluar përhapjen e fruthit:, sqaron ISHP.


MË SHUME NGA Shëndetësi