Tetë raste me gripin e derrit në Vlorë, mes tyre një fëmijë

Tetë raste me gripin e derrit në Vlorë, mes tyre një fëmijë

Rastet e konfirmura te gripit të derrit janë shtuar gjatë ditëve te fundit, pas disa rastve ne Tiranë dhe Elbasan kësaj here ka ardhur konfirmimi edhe nga Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik në Vlorë nga ku konfirmohet se në këtë qytet janë shënuar tetë raste me virusin AH1N1.

Mes personave të prekur njëri është fëmijë. Sipas drejtorisë rajonale në 25 raste të rënda të trajtuara në reminacionin e spitalit të Vlorës, tetë raste janë konstatuar me virusin AH1N1 ose të njohur ndryshe si ‘gripi i derrit’. Rastet janë prej fillimit te muajit janar deri tani, por sot janë bërë publike.

Në Tiranë janë shënuar tre viktima nga virusi AH1N1, ndërsa janë të prekur edhe disa të tjerë, që aktualisht ndodhen në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”.