Nissan Pathfinder 2019 me aftësi të mahnitshme për terrene të vështira

Nissan Pathfinder 2019 me aftësi të mahnitshme për terrene të vështira

Edicioni Special Rock Creek Edition, do të ketë shumë elemente të veçanta në enterier dhe eksterier.

Aktualisht është në treg gjenerata e katërt e Nissan Pathfinder, që prej lansimit në 2013 ka pasuar ndryshime të konsiderueshme.

Megjithëse versioni i ri nuk ka ndryshime të mëdha në dukje, Nissan ka bërë përditësime të dukshme që ky SUV të mbetet sa më i freskët.

Për Chicago Auto Show që fillon më nëntë shkurt, prodhuesi japonez ka bërë të ditur se do ta prezantojë makinën si pjesë të Special Creek Edition, me elemente të veçanta në enterier dhe eksterier.

“Nga vet emri, Rock Ckeek që nënkupton shkëmbinj dhe përrua, lë të kuptohet se është e mahnitshme për terrene të vështira” ka thënë një prej zyrtarëve të Nissan.

Raportohet Nissan Pathfinder 2019 me 2.5 litra V6 i ka 284 kuaj fuqi, fillon të shitet në pranverë, teksa thuhet se nuk ka dalë prej traditës që kanë makinat nga kjo linjë e prodhimit.