Kantautori Ermal Meta rikthehet në Tiranë, ja kur do performojë

Kantautori Ermal Meta rikthehet në Tiranë, ja kur do performojë

Kantautori i njohur Ermal Meta do të rikthehet sërish në Tiranë për të dhuruar një performancë për publikun shqiptar.

Më 4 mars, kantautori shqiptar do të performojë për publikun shqiptar së bashku me “GnuQuartet”, një grup i njohur instrumentistësh, në vijim të turit "Ermal Meta në Teatër me GnuQuartet".

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa fton qytetarët që të mos e humbasin këtë shfaqje të bukur muzikore.

“Ju kujtohen emocionet e koncertit të Ermal Metës? ‍Talenti shqiptar kthehet përsëri në Tiranën e tij, krahas 23 koncerteve në skenat më të mira në 19 qytete italiane. Pavarësisht famës ndërkombëtare, Ermali s'e harron kurrë skenën shqiptare, ku këtë herë do të dhurojë një supershfaqje te Pallati i Kongreseve.

 Së bashku me katër artistë të talentuar italianë të GnuQuartet do të sjellin një atmosferë magjike që nuk duhet humbur Kur? Më 4 Mars, ndaj bëj grupin e shihemi atje!”, shkruan Veliaj.

Kështu, të gjithë ata që nuk mundën të shijojnë koncertin e tij të parë në Tiranë, të mbajtur më 1 qershor 2018 në sheshin “Skënderbej” do kenë mundësi ta ndjekin me 5 mars.

Kalendari i koncerteve në kuadër të turit "Ermal Meta në Teatër me GnuQuartet".

2 shkurt – Milano – Teatri “Arcimboldi”

4 shkurt – Napoli – Teatri “Bellini”

5 shkurt – Pescara – Teatri “Massimo”

11 shkurt – Catania – Teatri “Metropolitan”

12 shkurt – Palermo – Teatri “Al Massimo”

15 shkurt – Reggio Emilia – Teatri “Valli”

16 shkurt – Trento – Auditoriumi “Santa Chiara”

25 shkurt – Roma – Salla “Santa Cecilia”

4 mars – Tiranë – Pallati i Kongreseve

6 mars – Bari – Teatri “Petruzzelli”

8 mars – Montecatini Terme (PT) – Teatri “Verdi”

9 mars – Assisi (PG) – Teatri “Lyrick”

12 mars – Venezia – Teatri “Goldoni”

18 mars – Trieste – Teatri “Rossetti”

19 mars – Lugano (CH) – Pallati i Kongresve

23 mars – Genova – Teatri “Carlo Felice”

24 mars – Torino – Teatri “Colosseo”