Kapsula lundruese brenda të cilës mund të akomodohen 12 persona

Kapsula lundruese brenda të cilës mund të akomodohen 12 persona

Harroni jahtet luksoze, kapsula që ngjanë me mjetet fluturuese të përdoren në filma të Hollywood-it, është bërë atraksion për të kaluar momente të paharrueshme derisa jeni në pushime në një zonë bregdetare – por kjo kënaqësi do t’ju kushtojë hiq më pak se 250 mijë dollarë.

 “Royal Version 001” është kryevepër e kompanisë italiane “Jet Capsule” që lundron pa ndonjë problem dhe ofron luks të pafund për pushuesit.

Kjo anije në formë kapsule është 8 metra e gjatë, 3,6 metra e gjerë dhe mund të akomodojë 12 pasagjerë pa përfshirë kapitenin e anijes.

Besohet se kjo kapsulë pothuajse e tëra është e punuar nga xhami, mund t’i rezistojë goditjeve të forta në rast se përplaset me ndonjë anije apo shkëmb.

Kapsula është e modifikuar për secilin klient, varësisht nga kërkesat qoftë me motor me naftë apo benzinë që prodhon 370 kuaj fuqi. Ajo mund të lëvizë me shpejtësi maksimale prej 32 nyjeve.