Komuna e Prishtinës mbulon me 200 euro shpenzimet e varrimit

Komuna e Prishtinës mbulon me 200 euro shpenzimet e varrimit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se në mbledhjen e djeshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, me propozimin tonë ka kaluar ndryshimi i rregullores për shpenzimet e varrimit në Komunën tonë, duke e rritur vlerën në 200 euro.

“Qe disa vite, Komuna e Prishtinës mbulon shpenzimet e varrimit për banorët e komunës duke subvencionuar direkt familjen. Prej tash vlera riimbursimit të shpenzimeve është rritur deri në 200 euro”, ka shkruar Ahmeti.