Lekaj diskuton me prizrenasit, zotohet për autostradën e Dukagjinit

Lekaj diskuton me prizrenasit, zotohet për autostradën e Dukagjinit

Pal Lekaj ka marrë pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e Prizrenit për të diskutuar për autostradën “Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren”.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka marrë pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e Prizrenit për të diskutuar për autostradën “Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren” e cila do të fillojë së ndërtuari së shpejti dhe kap vlerën prej 1 miliard euro.

Ai tha se ky projekt do të fillojë së realizuar në vjeshtën e këtij viti. Lekaj nga Prizreni u zotua se autostrada e Dukagjinit do të përfundojë brenda aftit kohor të paraparë.

“Prizreni ka marrë një qasje të drejtë të mirë të zhvillimit dhe e falënderoj kryetarin për gatishmërinë e tij ne bashkëpunim për interesat e qytetarëve”, tha Lekaj.

“Ne kemi menduar të komunikojmë drejtpërdrejtë me të zgjedhurit e qytetarëve qe ne të mos bëjmë gabime sepse ju jeni ata që e shfrytëzoni këtë punë dhe autostradat nuk bëhen për individ, por për të mirën e përgjithshme”, tha ai.