Kek me mollë dhe çokokrem

Kek me mollë dhe çokokrem

Doni t`i surprizoni fëmijët dhe familjen në ditët e pushimit me receta të reja dhe të shijshme? Me ju kemi vendosur që sot të ndajmë recetën e kekut me mollë dhe çokokrem. E veçanta e tij qëndron në faktin se mollët nuk do të priten në copa të vogla, por do të vendosen ashtu siç janë.

Puna më e madhe e recetës është pastrimi i mollëve dhe heqja e farave, pa e cënuar formën e frutit. Më pas ​​duhet t'i piqni për 15 minuta dhe të merreni me brumin e kekut. Mollët do të mbushen me Nutella dhe lajthi të copëtuara. Nëse nuk ju gjenden lajthitë, mund të përdorni arrat.

Përbërësit:

8 mollë

3 lugë lëng limoni

100 gr çokollatë fondente

2 gota miell

1 lugë gjelle pluhur kakao

2 lugë gjelle pluhur për pjekje

1/2 lugë çaji kripë

3/4 filxhani gjalpë pa kripë

3/4 filxhani sheqer kaf

4 vezë

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

1 filxhan Nutella

1/2 filxhani lajthi të copëtuara

1 lugë sheqer pluhur

Përgatitja:

Ngroheni furrën në 180 gradë celsius.

Lani mollët, i qëroni dhe i hiqni me shumë kujdes farat. (pa i prerë në copa, pasi duhet të ruajnë formën)

I vendosni ato në një enë për t'i pjekur rreth 15 minuta në furrë, me lëng limoni përsipër. Më pas i largoni nga furra dhe i lini të ftohen.

Shkrini çokollatën në mikrovalë. E largoni më pas nga nxehtësia dhe lëreni mënjanë.

Lyeni me gjalpë dhe spërkasni me miell tavën ku do të piqni kekun.

Në një tas të veçantë përzieni së bashku miellin, pluhurin e kakaos, pluhurin e pjekjes dhe kripën.

Shtoni vezët dhe ekstraktin e vaniljes duke përzier herë pas here.

Hidhni më pas dhe çokollatën e shkrirë.

Shtoni lajthi dhe i lini të kombinohen.

Përhapeni masën e përftuar në enë. Shtroni mollët e mbushura me Nutella dhe lajthi. (përdorni një lugë të vogël për të mbushur mollët me përzierjen Nutella-lajthi).

Vendoseni në furrë. Pas 40 minutash e hiqni nga furra dhe e shërbeni me pak sheqer pluhur, pasi të jetë ftohur.