Dhurata më e bukur për të dashuruarit

Dhurata më e bukur për të dashuruarit

Shtëpia e ankandeve “Christie” do të nxjerrë për shitje një copë meteori që ka formën e zemrës, i mbërritur në tokë në vitin 1947 në Siberi.

Sipas “Christie”, meteoriti ka qenë i ngjitur në mase kolosale hekuri që është shkëputur nga një asteroidit, për të depërtuar në atmosferën e Tokës më 12 shkurt 1947. Asokohe ngjarja bëri bujë të madhe pasi shpërthimi u ndie deri në mbi 200 kilometra distancë, ndërsa pjesët e meteoritit hapën rreth 200 kratere mbi 100 metra të gjerë.

Nga të gjithë copëzat e formuara, kjo në formë zemre është më e kërkuara dhe Shën Valentini duket si rasti ideal për ta nxjerrë në shitje.

Shtëpia e ankandeve mendon se meteoriti në formë zemre do të shitet për një vlerë nga 300.000 deri në 500.000 dollarë. Sigurisht që kushton më shumë se një kuti me çokollata, apo një tufë me lule, por do të bëni vërtet figurë para partneres…


MË SHUME NGA Kuriozitete