Anadolu Agency libër në 3 gjuhë për "Vrasjen e Jamal Khashoggit"

Anadolu Agency libër në 3 gjuhë për "Vrasjen e Jamal Khashoggit"

Të gjitha lajmet, fotografitë, infografikat dhe analizat në lidhje me të gjitha zhvillimet pas vrasjes së Jamal Khashoggit, i kemi mbledhur në librin që e posedoni", shkruan kreu i Bordit drejtues dhe drejtori i përgjithshëm i AA-së, Kazancı

Përmes një libri në tre gjuhë Anadolu Agency (AA) i ka ofruar opinionit të gjerë të gjitha detajet e vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i cili u vra më 2 tetor të vitit 2018 në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Publikimet e AA-së me anë të librit të titulluar "Vrasja e Jamal Khashoggit" ka përpiluar të gjitha detajet rreth vrasjes së gazetarit saudit e cila tronditi gjithë botën.

Libri ku janë përpiluar të gjitha zhvillimet duke u analizuar lajmet e përgatitura në lidhje me çështjen e Khashoggit, i është ofruar opinionit në tre gjuhë, edhe atë anglisht, arabisht dhe turqisht.

Të gjitha zhvillimet rreth vrasjes së Khashoggit në këtë libër i përcillen lexuesit me lajme, fotografi, infografikë dhe analiza.

Libri fillon me jetën e Khashoggit, ndërsa u jepet rëndësi edhe mendimeve të tij gjatë detyrës si gazetar. Mes deklaratave të Khashoggit të cilat marrin pjesë në libër janë lufta civile në Jemen, administrata e Arabisë Saudite dhe zbatimet e saj, qëndrimi i SHBA-ve në lidhje me Vëllazërinë Muslimane si dhe në lidhje me Egjiptin dhe Sirinë.

Zhvillimet para dhe pas vrasjes së tij në detaje i ofrohet lexuesit nëpërmjet këtij libri, ku përveç kësaj me anë të fotografive dhe biografive i përcillet lexuesit se kush e ka menaxhuar vrasjen dhe ekipi i parë dhe i dytë që kishte ardhur nga Arabia Saudite më 2 tetor.

Lexuesit gjithashtu i ofrohet grafika në lidhje me të gjitha zhvillimet rreth incidentit dhe se si është pasqyruar në botë vrasja e egër. Në libër gjithashtu marrin pjesë mendimet e liderëve botërorë, trungu familjar i familjes mbretërore saudite me anë të grafikave.

Borxh i mirënjohjes ndaj kolegut tonë

Kreu i Bordit drejtues dhe drejtori i përgjithshëm i AA-së, Şenol Kazancı, i cili e shkroi parathënien e librit, theksoi se Turqia në kuadër të përgjegjësisë që e drejta ndërkombëtare i jep asaj ka zhvilluar një diplomaci intensive dhe të suksesshme për të ndriçuar vrasjen dhe gjetjen e autorëve.

"Anadolu Agency edhe me pikëllimin e humbjes së një kolegu por edhe me përgjegjësinë dhe paanshmërinë e një agjencie të lajmeve, të gjitha zhvillimet rreth vrasjes i ndau me Turqinë dhe opinionin botëror. Të gjitha lajmet, fotografitë, infografikat dhe analizat në lidhje me të gjitha zhvillimet pas vrasjes së Jamal Khashoggit, i kemi mbledhur në librin që e posedoni", shkruan në parathënien e kreut të Bordit drejtues dhe drejtorit të përgjithshëm të AA-së.

"Kjo vepër të cilën e publikuam si borxh mirënjohjeje ndaj kolegut tonë Jamal Khashoggi, nënvizojmë se është tregues se vrasjen nuk do ta harrojmë dhe nuk do të lejojmë të harrohet. Falënderoj të gjithë shokët e mi që kanë dhënë mund në përgatitjen e librit", shkruan mes tjerash Kazancı.