Krasniqi dhe kryetari Jashari vizitojnë bizneset e Polacit

Krasniqi dhe kryetari Jashari vizitojnë bizneset e Polacit

Zëvendësministrja e Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi se bashku me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin vizituan sot bizneset e fshatit Polac.

Në fshatin Polac gravitojnë rreth 26 biznese prej të cilave 16 janë shërbyese, ndërsa 10 biznese i takojnë bizneseve prodhuese dhe 4 biznese tjera eksportojnë produktet e tyre në shtetet Evropiane, SHBA dhe Kanada.

Në diskutim  me përfaqësues të biznesit të fshatit Polac, ata treguan përkushtimin e tyre në investime, ngritjen e ekonomisë, në përmbushjen e nevojave të tregut dhe mundësinë e hapjes se vendeve të punës!