VMRO: LSDM-ja i shmanget përballjes me qytetarët

VMRO: LSDM-ja i shmanget përballjes me qytetarët

“Anulimi dhe prolongimi i afateve për sjelljen e vendimit për zgjedhje të parakohshme parlamentare nga ana e LSDM-së është edhe një dëshmi se partia në pushtet frikësohet nga përballja me qytetarët.Pushteti e din se qytetarët nuk i përkrahin politikat e tyre antishtetërore të cilat e gjunjëzuan vendin dhe sollën në shkatërrimin e ekonomisë dhe prandaj fshihet dhe shtyn afatet”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Nga kjo parti opozitare nënvizojnë se ekonomia, arsimi, shëndetësia, bujqësia, sistemi i mbrojtjes sociale dhe sigurisë nga pushteti aktual kanë rënë në gjunjë.

“Me LSDM-në në pushtet nuk është i mundur përparim në asnjë fushë dhe prandaj LSDM patjetër të largohet. Nuk ekziston asnjë arsye për mos mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. VMRO-DPMNE obligohet se edhe krahas ekzistimit të qeverisë teknike do t’i përkrah të gjitha reformat ligjore dhe nuk do të lejojë ngecje të reformave të nevojshme për përparimin e shtetit drejt BE-së. Shteti nuk guxon të pësojë. Nëse LSDM mbetet në pushtet, shteti do të vazhdojë të fundoset, tatimet do të ngritën si tani, pensionet do të ulen, ndërsa qytetarët në tërësi do të jenë më të varfër”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga partia e Mickoskit shprehen se LSDM-ja nuk ka kapacitet të udhëheq shtetin. Sipas kësaj partie dy vite Republika e Maqedonisë vendnumëron. Prandaj nevojitet shpallje e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale.

“LSDM patjetër të largohet. Shteti patjetër të ecë përpara”, thonë nga VMRO-ja.