Dy fëmijë helmohen nga ushqimi në Junik

Dy fëmijë helmohen nga ushqimi në Junik

Dy fëmijë janë helmuar nga ushqimi në Junik.

Në Junik dje në mbrëmje një person ka raportuar se në një lokal-market, ka blerë disa artikuj ushqimorë nga të cilët dy fëmijët e vëllait të tij janë helmuar.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Fëmijët janë dërguar në spitalin e Gjakovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe inspektorët komunalë”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Rasti është iniciuar për “prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimore”.