Eliot Engel i kërkon Trumpit ta mbështesë anëtarësimin e Maqedonisë

Eliot Engel i kërkon Trumpit ta mbështesë anëtarësimin e Maqedonisë

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme i Dhomës Përfaqësuese Eliot l. Engel i bëri thirrje administratës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ta mbështesë anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë Veriore të ardhshme në NATO.

Në letrën dërguar sekretarit shtetëror Mike Pompeo, lideri i Komitetit për Punë të Jashtme potencon se anëtarësimi i Maqedonisë Veriore në NATO do të ndihmojë të sigurojë stabilitet dhe paqe në Ballkan.

“Anëtarësimi i Maqedonisë Veriore në NATO do të ketë dobi të konsiderueshme jo vetëm për Maqedoninë Veriore dhe Greqinë, por edhe për SHBA-në dhe vendet tjera anëtare”, thuhet në letër.