Besiana Kadare nuk e injoroi konsullen Sahatqija

Besiana Kadare nuk e injoroi konsullen Sahatqija

Në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York, me 31 janar të këtij viti është mbajtur një konferencë me temën: “Një çështje e njerëzimit: Shpëtimi i Hebrenjve në Shqipëri gjatë holokaustit”.

Në këtë konferencë fjalë rasti padyshim se kishte edhe ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit shqiptar me nam, Ismail Kadare.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin shumë ambasadorë të shteteve të ndryshme si dhe personalitete të rëndësishme të komunitetit hebre në ShBA, në mesin e të cilëve edhe konsullja e përgjithshme e Kosovës, Teuta Sahatqija.

Kjo e fundit thotë se ka tentuar disa herë ta marr fjalën në këtë konferencë për të promovuar faktin se edhe në Kosovë janë shpëtuar hebrenj, mirëpo që sipas saj, e drejta për tu shprehur iu mohua nga ambasadorja Kadare.

“Pasi që ambasadorja Kadare, ka përcaktuar se kush flet, kam tentuar disa herë të paktën ta bëjë një pyetje, kur e kam ngritur dorën të kërkoj fjalën, për një pyetje, por edhe kjo më është mohuar”, theksoi Sahatqija.

Për këtë arsye, konsullja e përgjithshme e Kosovës në Nju Jork ka braktisur konferencën.

Pas reagimit të Sahatqiajt në disa media në Kosovë, shpërthyen reagime të shumta të komunitetit ku cak i sulmeve ishte Kadare.

Por në fakt moderatore e këtij eventi nuk ishte ambasadorja Kadare, por znj.Alison Smale.

Kjo mund të shihet edhe në linkun e më poshtëm:

Pra ishte Alison Smale ajo e cila ka vendosur se kujt t’i jepej fjala. Në video/incizimin e publikuar në faqen e Kombeve të Bashkuara shihet Alison Smale teksa e hap eventin dhe e drejton deri në fund atë. Kadare në këtë konferencë kishte marrë vetëm njëherë faljen për ta lexuar fjalimin e saj dhe më asnjëherë nuk foli.

Tema në këtë konferencë ishte e qartë: “Shpëtimi i hebrenjve në SHQIPERI”. Jo nga shqiptarët në përgjithësi.

Ndryshe Besiane Kadare e përfaqëson shtetin shqiptar në OKB. Ajo mund të shprehet dhe të organizojë evente vetëm për Shqipërinë dhe nuk mund të shprehet për shqiptarët në përgjithësi, që jetojnë në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Serbi, Greqi etj.

MË SHUME NGA Aktuale