Delta e lumit në Mars që dikur mbante ujë

Delta e lumit në Mars që dikur mbante ujë

Një foto e realizuar nga orbita ExoMars tregon një pamje mahnitëse të deltës së lumit të lashtë, duke treguar edhe njëherë se uji rrjedh lirshëm në sipërfaqen e Planetit të kuq.

Imazhi i publikuar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) dhe Agjencia Hapësinore Ruse Roscosmos të hënën, ofron një pamje panoramike të kraterit Eberswalde në hemisferën jugore të Marsit.

Në pamje shihet delta që ngjan me atë të lumit të Nilit në Tokë, në Afrikën Veriore.

Ndërsa uji nuk ekziston më në Mars tani, imazhi i ri jep dëshmi të mjaftueshme që uji ishte pjesë e  e viteve të zhvillimit të planetit.

Njolla të verdha në foto janë pikat e depozitave të hekurit të oksiduar, që është shenjë se gurët që përbëjnë deltën janë shndërruar nga uji disa kohë më parë, thanë shkencëtarët e Roscosmos.