Hawaii, me ligjin e ri do të mund të pinë duhan vetëm ata mbi 100 vjeç

Hawaii, me ligjin e ri do të mund të pinë duhan vetëm ata mbi 100 vjeç

“Legjislacioni përcakton se cigarja konsiderohet si objekti më vdekjeprurës në historinë njerëzore”.

Kështu fillon teksti i një projektligji të ri të paraqitur në Shtëpinë e Shtetit të Hawaii-t, ku bëhet thirrje për një bllokim gradual të shitjeve të cigareve brenda shtetit deri në vitin 2024.

Hawaii aktualisht ka në fuqi disa nga ligjet më të forta për kufizimin e përdorimit të cigares.

Në vitin 2016, ai u bë shteti i parë që rriti moshën për të blerë cigare deri në 21 vjeç.

Tani, ligji i ri parashikon ngritjen e moshës së blerjes së cigareve në 30 deri në vitin e ardhshëm, deri në 40, 50 dhe 60 në secilin vit pasues dhe deri në 100 deri në vitin 2024.

Kjo do të pastronte në mënyrë efektive raftet e cigareve të dyqaneve të Hawaii-t, edhe pse turistët mund t’i sjellin ato me vete.

Dhe çuditërisht, Hawaii do t’u ofronte “shekullorëve” mundësinë për të blerë cigare në fund të jetës së tyre – nëse do t’i gjenin.

Por, kufijtë e moshës nuk do të vlejnë për cigare elektronike, puro apo duhan përtypës.