Ismaili: Premtimin për paga e mbajtëm, tani vëmendja për pacientët

Ismaili: Premtimin për paga e mbajtëm, tani vëmendja për pacientët

Shëndetësia do të vazhdojë të jetë prioritet shtetëror edhe gjatë vitit 2019. Pas rritjes së pagave për profesionistët shëndetësorë, tani e gjithë vëmendja do të jetë te pacientët.

 Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kanë vizituar sot Spitalin "Primarius Dr. Daut Mustafa" në Prizren.

Pas vizitës në disa reparte, ku takuan personelin shëndetësor dhe pacientët, kryeparlamentari Veseli dhe ministri Ismaili bashkëbiseduan me punonjësit e Spitalit të Prizrenit, të cilët i falënderuan për rritjen më të madhe të pagave dhe për reformat në shëndetësinë kosovare.

Ismaili, tha se rritja e pagave për profesionistët shëndetësorë ka korrigjuar një padrejtësi, e cila u është bërë atyre për dekada. "Mjekët dhe infermierët kanë merituar paga më të larta gjithmonë. Jam i lumtur që këtë tashmë e realizuam duke korrigjuar këtë padrejtësi. Tani do t'i punësojmë edhe specialistët e papunë dhe e gjithë vëmendja do të kthehet te pacientët", ka thënë ministri Ismaili.

Ismaili premtoi se investimet në përmirësimin e kushteve të punës për profesionistët shëndetësorë do të vazhdojnë edhe këtë vit.

 “Do të blejmë aparatura të reja, do të rinovojmë klinika dhe spitale, që duke përmirësuar kushtet e punës, të ofrojmë shërbime meritore mjekësore për pacientët tanë”, tha ai.

Prizrenit, i përshëndeti edhe drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Afrim Avdaj. Ligji i ri për Pagat, që u miratua në Kuvendin e Kosovës ditë më parë, ka siguruar rritjen më të madhe të pagave për të gjithë profesionistët shëndetësorë, në të gjitha nivelet.


MË SHUME NGA Shëndetësi