“The Simpsons” vazhdon me dy sezone të reja

“The Simpsons” vazhdon me dy sezone të reja

Simpsons do shfaqen në ekranet televizive. Aventurat e Homerit, Merges, Bartit, Lisas, Maggies dhe banorët e tjerë të Springfield, do t’i shohim edhe në dy sezonet e ardhshme, raporton rrjeti televiziv Fox.

Kjo e fundit ka vendosur të vazhdojë edhe për dy sezone, gjegjësisht 31-tën dhe 32-tën të filmit të animuar komedi që si një ndër serialet më të gjata në histori.

Simpsons kanë fituar titullin në vitin 2018, kur ishin treguar 636 herë dhe prej fronit përmbysën serialin Gunsmoke dhe në këtë formë pritet që të arrij numrin e 713-të.

Simpsons kanë marrë deri tani 33 “Emmy Awards” dhe në ekranin e madh u shfaqën në vitin 2012 nga “The Simpsons Movie”.

Shfaqja popullore u godit nga kritikat mbi imazhin e Apua Nahasapetapetilona, një pronar indian i dyqanit Kwik.

Ndryshe, kritikat u ngritën pas lëshimit të dokumentarit The Problem With Apu, i cili paralajmëroi për stereotipet racore ndaj indianëve.