Piktorët punojnë për mbijetesë

Piktorët punojnë për mbijetesë

Piktura ushqen shpirtin dhe syrin, por pak kush ia del të pasurohet prej saj.

Në rrugët në qendër të kryeqytetit shikon rëndon tregtarë të tablove. Por as galeritë në fasadat e të cilave shfaqen pamje madhështore nuk mungojnë. Edhe pse është një art ku shfaqen ndjenjat dhe e vërteta, vetë piktorët shpesh detyrohen të punojnë në informalitet, për të arritur një çmim më të ulët të veprës së tyrë.

Sokol Pashaj, piktor prej një jete rrëfen se ai punon për mbijetesë dhe se jo të gjithë blerësit mund ti përballojnë këto çmime.

"Artisti në Shqipëri është në situatë mbijetese. Jemi treg i varfër. Variojnë 200-250, 300 varet. Unë kam shkuar deri në 1 milionë" tha Pashaj, raporton oranews.

Duket se një tjetër zgjidhje për adhuruesit e pikturave mbetet blerja e tablove të printuara, të cilat kanë dhe një çmim më të lirë.